Politike

“Shqipëria është e lodhur nga papunësia”/ Fratari: Qeveria aktuale nuk mban përgjegjësi, përsërit të njëjt

8 Prill 2021, 16:17 Nga DOSJA
“Shqipëria është e lodhur nga papunësia”/

TIRANË- Kandidatja për deputete në PD, Lediana Fratari ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 5 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, Fratari është shprehur të gjithë shqiptarët janë lodhur me këtë qeveri pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se në vend që t’i ndihmojë qytetarët po i zhvatë ata.

Ajo ka thënë se qeveria ka rritur paksat dhe ka ulur rrogat e shqiptarëve, dhe për këtë gjë ajo i bën thirrje qytetarëve që të votojnë PD-së në 25 pril.

“Shqipëria është tejet e lodhur nga papunësia. Sipërmarrësit, të vegjel e të mëdhenj, janë lodhur nga taksat e larta e të pa argumentuara. Qytertarët janë lodhur nga premtimet boshe të qeverisë, që edhe pas 8 vjetësh qeverisje, përsërit të njëjtat premtime, pa menduar se duhet të japë llogari për çfarë nuk ka bërë. Qytetarët janë të lodhur nga korrupsioni, ai i vogli që u zbraz xhepat dhe ai i madhi, që u zbraz arkën e shtetit që ata e mbushin me taksat e tyre. Votoni PD nr 9 dhe më besoni mua, nr 34,” ka thënë  Fratari.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll