Politike

VIDEO/ Basha ha byrekë dhe kos në Lushnje: Unë këtu ndaloj gjithmonë edhe kur jam në Durrës vij këtu kastile 

8 Prill 2021, 15:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha ha byrekë dhe kos në Lushnje: Unë këtu ndaloj

LUSHNJE-Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale që ka bërë në Divjakë është kthyer edhe në Lushnje për të ngrënë byrekë. Në videon e mëposhtme shihet Basha, i cili pasi shkuar në dyqanin e byrekut dhe ka komplimentuar punonjësit e tij. Basha ka thënë se këtë dyqan e ka të preferuar dhe se ndalon gjithmonë në këtë vend për të ngrënë byrekë. Ai tha se në këtë dyqan nuk ka shkuar për fushatë po vetëm për të ngrënë byrekë.

Fjala e Bashës:

“Njerëzit nuk e dinë që unë e kamë këtë stacionin që ndaloj gjithmonë. Kur shkojë në Sarandë, Vlorë, madje edhe kur shkojë në Durrës i bie këtej kastile që të marr byrekun tuaj. Këtë e kam stacionin tim të përhershëm. Vij gjithmonë kudo që e kam rrugën për të marrë byrekun tuaj. Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë këtu jam si në shtëpinë time. Sa herë që shkoj në jug këtu e kam pikën e ndalesës. A mundësia ta hapim edhe një në Tiranë“, tha Basha.

Biseda e Bashës me kamarierin:

Basha: Dhalla ka mbaruar që më solle ujë?

Kamarieri: Jo ju kemi sjellë kos dele

Basha: A shumë mirë, ju falenderoj nga zemra.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll