Politike

EPIKE/ S’ka marrë tapinë e shtëpisë prej 21 vitesh, komentuesja ‘shkrihet’ para Ramës: Prapë do votoj për ty, a do

8 Prill 2021, 14:37 Nga DOSJA

TIRANË– Një komentuese i ka premtuar votën kryeministrit Edi Rama pavarësisht se nuk ka marrë ende tapinë e shtëpisë që prej 21 vitesh.

Në një koment të bërë nga vetë ndjekësja e kryeministrit, në videon ku ky i fundit ndodhej në Gjirokastër, qytetarja pyet Ramën nëse tani pas 21 vitesh a do ta mund ta marrë tapinë e shtëpisë, të cilën e ka ndërtuar në vitin 2000. Ajo shton më tej se prapë se prapë, do t’ia japë votën dhe i uron suksese.

“Rama, do ma japësh tapinë e shtëpisë të votoj? Të kam votuar qëkur ishe në krye të bashkisë. Çdo 4 vjet thoshe do ta marrim. Shtëpia ime është ndërtuar në 1992 dhe e mbaruar në 2000 akoma nuk e kam marrë. Tokë e shitur nga shteti me plan para 300 vjetësh. Megjithatë unë prapë do të votoi, suksese te uroj,”- shkruhet në koment.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama komenti epik i ndjekeses edi rama komenti epik i ndjekeses

Sondazh

Poll