Bota

Kryeministri i Pakistanit fajëson gratë për përdhunimet: Mbulohuni, mos i tundoni burrat

8 Prill 2021, 09:47 Nga DOSJA
Kryeministri i Pakistanit fajëson gratë për përdhunimet:

PAKISTAN– Imran Khan, kryeministri i Pakistanit ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve. Ai i ka këshilluar gratë të mbulohen me veshjet e tyre për të parandaluar tundimin e meshkujve.

Edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Pakistan tha se ishte i neveritur nga komentet. Shumica e njerëzve të Pakistanit jeton sipas kodit shoqëror që dënon sjelljet e grave “që sjellin turp në familje”.

“I gjithë koncepti i ‘purdah’ apo i kujdesit me veshjen, është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetit për ta bërë këtë,” tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy gjinive sipas Republicworld.

Khan tha gjithashtu se rritja e divorceve në Britani vjen nga kultura e “seksit, drogës dhe rock and roll” edhe pse ai vetë është dy herë i divorcuar dhe kur jetonte në Londër, njihej si ‘playboy’.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota imar khan perdhunimi varet nga veshja e grave imar khan perdhunimi varet nga veshja e grave

Sondazh

Poll