Bota

Pekini lë pas New York-un, kryeson me numrin më të madh të miliarderëve në botë

8 Prill 2021, 08:59 Nga DOSJA
Pekini lë pas New York-un, kryeson me numrin më të madh të

PEKIN-Sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes, Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo vend tjetër i botës madje ia ka kaluar edhe New York.

Për këto rezultate ka ndikuar situate pandemike e Coronavirus pasi rritja e kompanive dhe e teknologjisë e ka ndihmuar shumë këtë sektor të ekonomisë duke përfshirë miliarderen femër Kate Wang, e cila i bëri paratë nga cigare elektronike.

Kryeqyteti i Kinës vitin e kaluar kishte vetëm 33 miliarderë ndërsa tani në Pekin ka 100 të tillë dhe kështu lë pas New York-un me 99 miliarderë të cilet e rendisnin vendin të parin në botë përsa i përket kësaj ndasie sipas BBC News

Zhang Yiming është miliarderi më i pasur në kryeqytetin kinez i cili është edhe themeluesi aplikcionit Tik Tok dhe shefi ekzekutiv i kompanisë ByteDance. Ai zotëron një pasuri që i arrin vlerat e 35.6 miliardë dollarë e ndërsa në Shtetet e Bashkuara më i pasuri është Michael Bloomberg, me një pasuri prej 59 miliardë dollarë.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 100 miliarderë pekini 100 miliarderë pekini

Sondazh

Poll