Bota

Përkeqësohet shëndeti i Navalnyt, avokati: Sëmundja po përparon, ka humbur ndjesinë në këmbë dhe duar

8 Prill 2021, 08:46 Nga DOSJA
Përkeqësohet shëndeti i Navalnyt, avokati: Sëmundja po

RUSI– Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar, thotë avokati i tij.

Vadim Kobzev tha se Navalny, i cili është dërguar në një burg për dy vjet e gjysmë, ishte diagnostikuar me dy hernie kurrizore. Javën e kaluar, Navalny filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.

Sipas BCC, Kobzev, i cili vizitoi Navalny të Mërkurën, tha në Twitter:

“Aleksei po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje gjatë ecjes. Është shumë shqetësuese që sëmundja po përparon qartë sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbët, pëllëmbët dhe kyçet e dorës “.

Në fillim të kësaj jave, Navalny, u zhvendos në një pavion të spitalit të burgut në qytetin Pokrov, pasi pati disa simptoma të një sëmundjeje të frymëmarrjes. Ai ishte ankuar për kollë dhe temperaturë të vazhdueshme.

Temperatura e tij ishte lëkundëse dhe kishte rënë në 37C të Mërkurën pasi arriti 39C të Hënën, sipas avokatit, i cili tha se Navalny po humbte 1 kg në ditë për shkak të një greve urie.

Në një postim në Instagram, Navalny tha se autoritetet e burgut po përpiqeshin të minonin grevën e tij të urisë duke pjekur pulë pranë tij dhe duke vendosur ëmbëlsira në xhepat e rrobave të tij.

Avokatët e Navalny, të cilët e kanë vizituar atë në paraburgim, thonë se nuk ka mjekë në burg dhe njësia mjekësore në vend drejtohet nga një ndihmës i vetëm.

Javën e kaluar, shërbimi i burgut rus mohoi pretendimet e Navalny se ai nuk po merrte trajtimin e duhur, duke thënë se atij i ishte dhënë e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore në përputhje me indikacionet e tij mjekësor.

Navalny u dha një dënim me kusht për përvetësim në 2014, një dënim i parë gjerësisht si i motivuar politikisht. Ai u dërgua në Gjermani për mjekim pasi u helmua në Siberi me një agjent nervor Novichok. Kur u kthye në janar, ai u mor menjëherë në paraburgim dhe një gjykatë e burgosi ​​atë për sfidimin e kushteve të provës të dënimit me kusht ndërsa ishte duke u trajtuar në Gjermani.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalny vadim kobzev alexei navalny vadim kobzev

Sondazh

Poll