Ambasadori gjerman në Serbi, Schieb: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë
8 Prill 2021, 09:20Nga DOSJA
SERBI– Ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, megjithatë thotë se reagimi ishte i nevojshëm për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë.
“Unë jam në dijeni që ishte një çështje diskutabile dhe që s’kishte vendim të Këshillit të Sigurimit (për të nis ndonjë veprim ushtarak), por disa vendime duhet marrë, qëllimi ishte shmangia e një katastrofe humanitare, shmangia e gjenocidit”,– ka thënë Schieb për Radio Televizionin e Vojvodinës, sipas Express.
Diplomati gjerman ka thënë se për Serbinë bombardimi ka qenë një gjë shumë e vështirë, por ka potencuar se duhet ditur që një veprim i tillë nuk ka ndodhur pa ndonjë arsye të madhe. Ai më tej ka folur edhe për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar si kruaciale vazhdimin e negociatave.
“Finalja e procesit është e qartë, që duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve”,- ka thënë Schieb.
Ai ka thënë se të gjithë pajtohen që problemi i Kosovës duhet të zgjidhet, dhe që një gjë e tillë do të jetë në të mirë të Kosovës, Serbisë dhe rajonit. I pyetur nëse Gjermania mund të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë në rrugën e saj evropiane nëse Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Shib tha se “është më shumë se një pyetje hipotetike” dhe se “nuk dëshiron të jetë kaq pesimist”.
“Ne shpresojmë që të dy palët të jenë konstruktive, negociatat nuk mund të përfundojnë pozitivisht nëse nuk ka besim dhe atmosferë të mirë. “Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të shmangin deklaratat që mund të përkeqësojnë atmosferën dhe ta bëjnë të vështirë arritjen e një kompromisi,”– ka thënë ndër të tjera diplomati gjerman.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Të dhënat e tij në detaj...
MAL I ZI– Propozimi i kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapic për të hequr Ministrin e Drejtësisë, për shkak të deklaratave se nuk kishte gjenocid në Sr...
PEKIN-Sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes, Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo vend tjetër i botës madje ia ka kaluar edhe New York.P...
SHBA- Ayanna Williams nga Houston është gruaja që theu rekordin botëror “Guinness” për thonjtë më të gjatë në botë në vitin 2017, në një gjatësi prej 5.7 metras...
RUSI– Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar, thotë avokati ...
KOSOVË– Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit ka bërë publike disa prej emrave të liderëve ndërkombëtarë që kanë uruar kryetaren e re të shtet...
LONDËR-Kyaw Zwar Minn, Ambasadori i Miabmarit në Londër është nxjerrë jashtë nga ambasada e vendit dhe ka kaluar natën në makinë. Përgjegjësitë e tij i ka ...