Bota

‘Kërko falje nëse do që të shërbesh këtu’, Popovic reagon pas deklaratave të ambasadorit gjerman në Serbi mb

8 Prill 2021, 09:28 Nga DOSJA
‘Kërko falje nëse do që të shërbesh

KOSOVË– Politikani serb, Nenad Popovic ka reagur mbi deklaratën e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb se Serbia duhej të bombardohej në 1999 për të parandaluar genocidin në Kosovë.

“Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bombardohej në 1999 për ta parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit”,-tha Popovic.

Politikani serb ka shkuar edhe më larg, duke e konsideruar deklaratën e ambasadorit gjerman si përpjekje për ta falsifikuar historinë.

“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta falsifikuar historinë, ku një përfaqësues i kombit gjerman, i cili është përgjegjës për miliona vdekje në Luftërat e Parë dhe të Dytë Botërore, po përpiqet t’i paraqesë serbët si njerëz të gjenocidit dhe agresorë”, tha Popovic.

Ai i kërkoi ambasadorit Schieb që të kërkojë falje.

“Ne kërkojmë nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb për fyerjet që ai i shqiptoi, nëse dëshiron të vazhdojë ta kryejë me besueshmëri detyrën e përfaqësuesit diplomatik të vendit të tij në Republikën e Serbisë”,– deklaroi Popovic.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni lufta kosove serbi nenad popoviç thomas schieb lufta kosove serbi nenad popoviç thomas schieb

Sondazh

Poll