Politike

Basha i përgjigjet Ramës: S’ka asnjë hap pas. Falenderoj socialistët që morën pjesë në protestë

14 Maj 2019, 15:42 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës: S’ka asnjë hap pas. Falenderoj

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë më gazetarët ka treguar dhe njëherë se ai nuk do të bëj asnjë hap pas. Po ashtu ai tha se dje në protestë kishin shkuar dhe shumë socialistë, të cilët i kishte takuar.

“Dikush e kishte matur dhe tha që ishte 9.7 kilometra. Ishte një mesazh i qartë për këdo dhe në veçanti për pengmarrësin, se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas. Do të ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë është një bashkim popullor. Falenderoj ata socialistë që erdhën dje në protestë, që disa prej tyre pata fatin ti takojë”, u shpreh Basha.

Kreu i PD ka zhvilluar sot një takim me gazetarët ku ka folur në lidhje me aksionin opozitar. Ai u shpreh se tashmë fati është në dorë të popullit, por shtoi se nuk do të ketë asnjë hap pas. Basha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të vijnë në Shqipëri dhe sëbashku që të zgjidhin krizën politike, pasi mekanizmat ligjorë ekzistojnë.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha proteston lulzim basha protesta e opozites protesta e opozites 13 maj 2019 basha proteston lulzim basha protesta e opozites protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll