Kriza politike dëmton ecurinë e e dozave anti-Covid në Sllovaki, ka pasiguri të Sputnik V
8 Prill 2021, 06:35Nga DOSJA
SLLOVAKI-Kriza politike në Sllovaki ka ndikuar negativisht në aspektin e pandemisë së Covid-19, pasi një porosi prej 2.000.000 dozash të vaksinës Sputnik V të Rusisë nuk mund të përdoren sepse nuk ka informacion të plotë dhe të saktë nga prodhuesi.
Javën e kaluar, kryeministri i Sllovakisë Igor Matovič dha dorëheqjen pas një mosmarrëveshjë të rëndë që pati për blerjn e vaksinës Sputnik-V dhe presidenti sllovak Zuzana Čaputová caktoi Eduard Heger si kryeministër. Matovic kishte arritur të siguronte në mënyrë të fshehtë 2 milion doza të vaksinës por është kritikuar ashpër siguaria mbi ato vaksina, raporton The Guardian
Këto vaksina nuk mund të fillojnë të aplikohen në popullsi, pa u kryer disa teste mbi vaksinën dhe agjensia e ilaçeve kombëtare rekomandoi që kjo vaksinë të testohej nga Agjensia Evropiane e Barnave, (EMA).
Efikasiteti i Sputnik V është parë më skepticizëm pasi vetëm një shtët anëtar i BE i ka blerë ato, Hungaria, e cila ka filluar ti përdorë ato dhe sipas Rusisë vaksina ka 92% efikasitet.
Austria është në bisedime për të blerë doza 1 milion, dhe rajonet autonome në Itali dhe Spanjë gjithashtu kanë kërkuar të marrin doza Sputnik V.
Javën e ardhshme, rregullatori i ilaçeve të BE do të hetojë nëse provat klinike të vaksinës plotësojnë standartet e kërkuara, pasi në Rusi thuhet se i është ushtruar presion popullsisë për të përdorur këtë dozë vaksine.
(E.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka dhënë një deklaratë të fortë kundrejt kryeministrit Edi Rama. Teksa ishte i ftuar n...
GJERMANI- Gjermania është gati për të filluar negociatat me Rusinë për të marrë vaksinën ‘Sputnik V”. Reuters shkruan se fillimi i negociatave me Gj...
ANGLI- AstraZeneca ka deklaruar se mpiksjen e gjakut do ta vendos si efekt anësor në vaksinën e saj. The Guardian shkruan se ky veprim i AstraZenecës ka ardhur ...
GJERMANI- Bavaria është bërë shteti i parë gjerman që nënshkruan një marrëveshje blerje paraprake me vaksinën ruse Sputnik V, njoftoi të mërkurën kryeministri i...
Bota 7 Prill 2021, 15:14
ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka folur rreth zgjerimit të Bashkimit Europian dhe integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Në ...
KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyrë ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar pë...
BRUKSEL– Kreu i agjensisë rregullatore të barnave (EMA), Emer Cooke tha gjatë konferencës virtuale për shtyp se “EMA ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës Astr...
BRITANI– Të rriturve nën 30 vjeç do t’i ofrohet një vaksinë alternative në vend të vaksinës AstraZeneca nëse ka një të disponueshme në zonën e tyre dhe a...
Bota 7 Prill 2021, 14:02
KOSOVË– Mjeku infeksionist nga Kosova, Fatos Tolaj ka publikuar shërbimin e darkës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan ...