Bota

Daçiç: Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani, ai është lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin

7 Prill 2021, 15:03 Nga DOSJA
Daçiç: Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani,

SERBI– Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i partisë socialiste, Ivica Daçiç ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, ku është shprehur se kjo gjë nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Sipas Daçiç, problemi për Prishtinën është se Beogradi këmbëngul në një kompromis dhe ai kompromis është, nga këndvështrimi i Prishtinës, një qasje ekstreme.

Sipas Express, ai tha se në Beograd ishte diskutuar se kush është më i mirë për Serbinë dhe se ata ‘vrisnin’ mendjen duke vlerësuar nëse ishte Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj apo kryeministri aktual, Albin Kurti.

“Ne thamë se Haradinaj ishte më e keqja, por tani, Haradinaj është lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin”,– tha Daçiç.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani, janë një kombinim që ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Për Osmanin, e cila mori pjesë në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, ai thotë se është një “refugjate, sepse u zhvendos nga një kamp politik në tjetrin”.

“Çfarë lloj dialogu është ai, kur ata thonë në fillim ne nuk e pranojmë Marrëveshjen e Brukselit”,- tha ndër tjerash Daçiç.

“Dhe temat që Prishtina dëshiron t’i diskutojë janë gjithmonë të njëjtat, dëmshpërblimet e luftës, faljet, kjo, ajo”.– përfundoi ai.

(d.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi ivica dacic vjosa osmani albin kurti dialogu kosove-serbi ivica dacic vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2021, 14:02

KOSOVË– Mjeku infeksionist nga Kosova, Fatos Tolaj ka publikuar shërbimin e darkës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan ...