Osmani takohet me ambasadorin Kosnett, premton angazhim për një platformë dialogu dhe konsultime me opozitën
7 Prill 2021, 14:56Nga DOSJA
KOSOVË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyrë ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar për situatën pandemike dhe sfidat që e presin përpara Kosovën.
Osmani është zotuar se do të angazhohet në përpjekjet për të siguruar vaksinën, derisa ka përmendur edhe angazhimin në temën e dialogut me Serbinë.
Sipas Express, shefja e shtetit ka thënë se do të angazhohet për një platformë për dialogun, duke përmendur në veçanti konsultimet dhe përfshirjen aktive të opozitës në çështje që janë të rëndësisë së madhe për vendin.
“Në takim, Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin”,- thuhet në njoftimin e Presidencës..
Ndërsa ambasadori Kosnett e uroi dhe njëherë Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, duke theksuar që ashtu siç Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, e njëjta vlen dhe për SHBA-të dhe angazhimin e tyre karshi vendit tonë.
“Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyej përpara Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj, ajo theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pamëdyshje në fokus të parë. Gjersa, theksoi tutje që do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit. Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojen për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, Presidentja Osmani pohoi që do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë. Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojen për respektim të plotë të masave të prezantuara të qëverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë”,– thuhet në komunikatë.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRUKSEL– Kreu i agjensisë rregullatore të barnave (EMA), Emer Cooke tha gjatë konferencës virtuale për shtyp se “EMA ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës Astr...
BRITANI– Të rriturve nën 30 vjeç do t’i ofrohet një vaksinë alternative në vend të vaksinës AstraZeneca nëse ka një të disponueshme në zonën e tyre dhe a...
Bota 7 Prill 2021, 14:02
KOSOVË– Mjeku infeksionist nga Kosova, Fatos Tolaj ka publikuar shërbimin e darkës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan ...
ITALI– Një gruaje të moshuar, e cila jeton me nuset e djemve, që të dy emigrantë në Itali, i ka dalë gjumi nga zhurma e dollapit. Në orën 3 të mesnatës, 7...
BEOGRAD– Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit sipas raportimeve, do të takohen në shtator në Paris në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe...
KROACI- Një grua nga Afganistani dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe u detyrua të zhvishej lakuriq nga një oficer kufitar i policisë kroate, gjatë kontrol...
KOSOVË– Presidentja më e re e Kosovës, Vjosa Osmani tërhoqi shumë vëmendje ditën e djeshme, teksa pranoi edhe zyrtarisht detyrën nga kryeparlamentari...
SHBA: Guvernatori i shtetit të Arkansas, Asa Hutchinson, kishte vënë veton mbi ligjin të hënën pas lutjeve të pediatërve, punonjësve socialë dhe prindërve të të...
SHBA– Revista Forbes ka shpallur të dhënat dhe listë e përvitshme mbi njerëzit më të pasur në botë dhe si ka ndikuar pandemia globale e Covid-19.Këtë vit i cili...