Bota

7 Prill 2021, 15:14 Nga DOSJA

ITALI– Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka folur rreth zgjerimit të Bashkimit Europian dhe integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për mediat, pas takimit ku priti homologun e tij rumun, Bogdan Aurescu, Di Maio u shpreh se është dakort për miratimin e kornizave negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne jemi dakord për miratimin e kornizave negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur si edhe për ecjen përpara edhe të Serbisë dhe Malit të Zi. E gjitha kjo për të ruajtur besueshmërinë për një proces themelor për stabilitetin dhe zhvillimin e një rajoni shumë pranë nesh. Padyshim, nga të dy palët duhet të ketë vullnet për të çuar përpara objektivat e përcaktuar,”- tha Di Maio ndër të tjera.

Di Maio përsëriti edhe mbështetjen e Italisë për kërkesën e Rumanisë për t’u bashkuar me zonën Shengen, duke marrë parasysh që kërkesat teknike janë përmbushur prej disa kohësh.

 “Unë përsërita mbështetjen e plotë të Italisë për kërkesën Rumune për t’u bashkuar me zonën Shengen, duke marrë parasysh që kërkesat teknike janë përmbushur për disa kohë,”– tha Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në konferencën për shtyp në fund të takimit me homologun rumun Bogdan Aurescu.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota integrimi i shqiperise ne be luigi di maio integrimi i shqiperise ne be luigi di maio

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2021, 14:02

KOSOVË– Mjeku infeksionist nga Kosova, Fatos Tolaj ka publikuar shërbimin e darkës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan ...