Bota

EMA: përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore

7 Prill 2021, 14:37 Nga DOSJA
EMA: përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19

BRUKSEL– Kreu i agjensisë rregullatore të barnave (EMA), Emer Cooke tha gjatë konferencës virtuale për shtyp se “EMA ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 në përgjithësi tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Ajo tha se vaksina ishte “provuar të jetë shumë efektive” në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe shtrimin në spital, dhe se rreziqet e mpiksjes së gjakut ishin “shumë të rralla” edhe pse duhet të renditet si një efekt anësor i mundshëm i parë në të gjitha moshat dhe tek burrat gratë

“E rëndësishme është që të dy kategoritë, si njerëzit e vaksinuar dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor të jenë të vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e këtyre çrregullimeve të pazakonta të mpiksjes së gjakut, në mënyrë që ato të mund të pikasen shpejt për të minimizuar rreziqet e mundshme”.- u shpreh Cooke.

Sipas Guardian, ajo tha se fakti që ishte zbuluar një efekt anësor ilustron se sistemi i mbikëqyrjes së vaksinës që po zhvillohej po funksiononte mirë. Cooke tha se vendimi kombëtar për përdorimin e vaksinës do të “merrte parasysh situatën pandemike në çdo vend individual, dhe faktorë të tjerë të tillë si shtrimi në spital dhe disponueshmëria e vaksinave”.

“Covid-19 është një sëmundje shumë e rëndë me nivele të larta shtrimi në spital dhe vdekje dhe çdo ditë Covid po shkakton ende mijëra vdekje në të gjithë BE. Kjo vaksinë është provuar të jetë shumë efektive, parandalon sëmundje të rënda dhe shtrim në spital dhe po shpëton jetë.”– u shpreh Cooke.

Komiteti i sigurisë i EMA shqyrtoi gjithsej 86 raste të mpiksjes së gjakut, nga të cilat 18 kishin qenë fatale. Që nga 4 Prilli, kishte pasur një total prej 222 rastesh të mpiksjes së gjakut midis 34 milion njerëzve të vaksinuar me vaksinën Oxford/AstraZeneca.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca ema emer cooke rreziku per mpiksje gjaku astrazeneca ema emer cooke rreziku per mpiksje gjaku

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2021, 14:02

KOSOVË– Mjeku infeksionist nga Kosova, Fatos Tolaj ka publikuar shërbimin e darkës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Kjo darkë, të cilën ai me ironi e quan ...