Aktualitet

ME EMRA/ U shoqëruan pas mesnatës…Mbahen ende në Prokurorinë e Tiranës 9 kontrollorë

8 Prill 2021, 05:59 Nga DOSJA
ME EMRA/ U shoqëruan pas mesnatës…Mbahen ende në

TIRANË– Mbahen të shoqëruar në Prokurorinë e Tiranës 9 kontrollorë të aeroportit të Rinasit. Bëhet fjalë për: Rei Katroshi, Flora Ndreca, Sokol Kosta, Mohnir Mezini, Elton Shabani, Armando Fezga, dhe disa persona të tjerë. Mësohet se një pjesë e tyre janë marrë në telefon, ndërsa të tjerë kanë shkuar vullnetarisht në Polici.

Kontrollorët janë vendosur që të hetohen në gjendje të lirë pasi ndaj tyre  nuk ka një urdhër-arresti. Të gjithë janë marrë në Prokurori pa avokatin, me pretendimin se nuk kanë cilësinë e të pandehurit, dhe janë pyetur për informacion lidhur me situatën e tyre.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar ditën e djeshme të gjitha fluturimet, ndërkohë që anulimi vijon dhe ditën e sotme. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

LAJMI KRYESOR: Greva në Rinas/ Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, nisin hetimet për kontrollorët, afati i fundit për negociata sot në 10:00 (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2021, 05:34

TIRANË– Pas më shumë se 24 orësh bllokim ka nisur pjesërisht fluturimi nga aeroporti i Rinasit. Fluturimet emergjente ku përfshihet edhe mbërritja e vaksin...