Ndërtuesit presin rritje të mëtejshme të çmimeve më 2021
Ndërtuesit shfaqin pritshmëri të lartë për rritjen e mëtejshme të nivelit të çmimeve në tremujorin e parë të këtij viti, sipas një ankete që Banka e Shqipërisë ka bërë te bizneset e sektorit, në lidhje me gjendjen financiare dhe pritshmëritë për punësimin dhe çmimet.
Ndryshe nga të gjithë sektorët e tjerë që shfaqën doza të larta pesimizmi, për shkak të efekteve negative që ka dhënë pandemia gjatë këtij viti në aktivitetet e tyre, sektori i ndërtimit arriti t’i mbijetojë krizës dhe madje u bë shkak për të frenuar rënien e fortë ekonomike të vitit 2020.
Shumica e ndërtuesve që u pyetën nga Banka e Shqipërisë pohuan se çmimet do të rriten më tej gjatë këtij viti. Balanca e përgjigjeve se çmimet do të rriten, në të gjitha bizneset e sektorit ishte 11% më e lartë se përgjigjet e atyre që mendojnë se çmimet nuk do të rriten.
Balanca e pritshmërive se çmimet do të rriten më tej shënoi nivelin më të lartë së paku të dy viteve të fundit.
Treguesi i Besimit në sektorin e Ndërtimit (TBN) u rrit me 8.0 pikë përqindje në tremujorin e parë. Rritja e TBN-së u përcaktua kryesisht nga rritja e balancës së aktivitetit ndërtues me 15.2 pikë përqindje, në një kohë që balanca tjetër formuese e treguesit, kontratat porositëse, shënoi rritje të lehtë me 0.8 pikë përqindje. Midis balancave të tjera, rritje shënuan edhe gjendja financiare, punësimi dhe pritshmëritë për në tremujorin e ardhshëm.
Sektori i ndërtimit pati një kontribut pozitiv në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vitit të kaluar. Vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020, vlera e shtuar në ndërtim ishte 18.48% më e lartë se e të njëjtit tremujor të vitit 2019.
Edhe pse në vitin 2020 ekonomia ishte në krizë, si rrjedhojë e kufizimeve që u morën për frenimin e pandemisë Covid-19 sektori i ndërtimit, jo vetëm nuk u prek, por u zgjerua më tej si në drejtim të prodhimit dhe shitjeve gjithashtu, sidomos në gjysmën e dytë të vitit.
Disa nga ndërtuesit kryesorë që janë duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të reja për zonat rezidenciale në kryeqytet parashikuan rritjen e çmimeve të apartamenteve për vitin 2021 në disa intervista që “Monitor” mori në fillim të këtij viti. Ndër arsyet kryesore që ata jepnin për ndryshimin e çmimeve të shtëpive është shtimi i kostove nga taksat dhe rritja e cilësisë së ndërtimit.
Ndërtuesit parashikuan një rritje të çmimeve me 10% këtë vit, edhe pse treguesit zyrtarë të ekonomisë nuk tregojnë rritje të ardhurave dhe punësimit, përkundrazi ka përkeqësim.
Marrë nga Monitor
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Greva e kontrollorëve, Lleshaj kundërshton Ramën: Siguria kombëtare s’cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti
Një problem i interesave qytetare më shumë sesa i sigurisë kombëtare, është për ish-ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj bllokimi i fluturimeve në aeroportin Në...
HARTA LIVE/ Shi dhe dëborë në vend! Në Korçë arrin trashësia e dëborës në 17 cm, në Llogara bllokohet qarkullimi i au
TIRANË– Edhe dita e sotme në vend është me reshje shiu dhe dëbore, pavarësisht se jemi në muajin e dytë të pranverës.Sot priten reshje të dobëta në të gji...
Shqipëria, ndër 5 vendet e Europës që kanë bërë më pak doza vaksina për 100 banorë; Sa efektiv po rezulton procesi
Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekonominë e tyre. Sip...
“Kam një fëmijë që më pret!” Asnjë mëshirë për kontrollorët, Flora Ndreca shoqërohet në polici sapo del nga emis
TIRANË– Kontrollorja Flora Ndreca është shoqëruar në polici. Ajo ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku dhe tregoi anën e saj të historisë...
Blendi Fevziu zbulon planet: Menaxhimi i hapësirës ajrore të Shqipërisë mund t’i kalojë një vendi fqinj
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka treguar një nga mundësitë e vijimit të situatës në aeroportin e Rinasit. Teksa fliste emisionin e drejtuar prej vetë atij...
Protesta e kontrollorëve, Prokuroria e Tiranës nis hetimet, shoqërohen disa nga punonjësit
TIRANË– Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka nisur hetimet pa një dite bllokim të trafikut ajtor në Shqipëri. Dosja.al mëson se Prokuroria po ...
Kontrollori përplaset me zv.ministrin Xhafaj: Po na arrestojnë, ti gënjen
TIRANË– Andel Trebicka, një nga kontrollorët e trafikut ajror që ka deklaruar paaftësi të përkohshme është përplasur në emisionin “Opinion” me Zëvend...
Përlotet kontrollorja Ndreca: Kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e marr parasysh që sapo të dal nga këtu do arrestohe
TIRANË– Kontrollorja Flora Ndreca është përlotur mbrëmjen e sotme. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Ndreca tha se ajo ka marrë parasy...
Plas keq në studio, kontrollori i kthehet Baton Haxhiut: Kam mbajt b*** tënde në ajër për 23 vite!
TIRANË– Kontrollori Andel Trebicka është përplasur me analistin Baton Haxhiu. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Trebicka tha se ai ka mbajtur në ajër dh...