Aktualitet

8 Prill 2021, 05:34 Nga DOSJA

TIRANË– Pas më shumë se 24 orësh bllokim ka nisur pjesërisht fluturimi nga aeroporti i Rinasit. Fluturimet emergjente ku përfshihet edhe mbërritja e vaksinave Anti-COVID19 kanë nisur në aeroport ku është rikthyer normaliteti edhe në linjën Tiranë- Dubai, ku dhjetëra pasagjerë kanë zgjedhur të marrin këtë linjë për të fluturuar tranzit në vendet e tjera. Gjithashtu është ulur avioni i parë që erdhi nga Stambolli dhe solli ngarkesën e radhës me vaksina vaksina kineze. Ndërkohë që nesër, aeroporti i Rinasit do të rikthejë në kapacitetet normale fluturimet. Aeroplani i parë komercial që do të ulet nesër në pistën e Rinasit është ai i “Air Albania”, i cili vjen nga Stambolli.

Lajmi për rikthimin në normalitet të fluturimeve e ka dhënë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, por nuk ka sqaruar mënyrën si do të kontrollohet hapësira ajrore. Por në rrugë jozyrtare është mësuar se Shqipëria ka marrë disa kontrollorë nga Turqia, të cilët kanë mbërritur që dje nga Podgorica. Ndërkohë që siç e paralajmëroi edhe ministrja Balluku, për kontrollorët kanë nisur hetimet, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 prej tyre, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Janë prangosur kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini. Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë. Për tre punonjësit e mësipërm, provë është konsideruar biseda me njëri-tjetrin në ‘Whatsup’, ku ka edhe diskutime për për organizim të grevës dhe për mbylljen e aeroportit. Në materialin e ‘zbardhur’ nga Dosja.al, lexohet se kontrollorët kishin prenotuar dhoma Hoteli në momentin që do të nevojitej fjetja në hotel. Në fund të shkresës, i ndaluari Armando Fezga, ka kundërshtuar procesverbalin. I njëjti akt është bërë edhe nga i ndaluari Muhin Mezini, i cili ka dhënë “leksione” për nënshkrimin e paaftësisë së përkohshme. 

Kaosi i krijuar nga situatë në Rinas ka sjellë reagime të forta nga politika. Kreu i qeverisë Edi Rama nga Dropulli ka insistuar se gjithçka është inskenuar nga dyshja “Berisha & Meta”, ndërsa kreu i shtetit ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që të auditojë shoqërinë “Albcontrol”.  Kreu i opozitës Lulzim Basha, nga ana tjetër e konsideron situatën në Rinas si një dështim të një njeriu që vuri veten mbi shqiptarët, duke nënkuptuar kreun e qeverisë. 

Kërkesat e kontrollorëve
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Situata e krijuar, kur jo më shumë se 2 javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, ndaj për të ruajtur sigurinë e vendit në aeroportin e Rinasit ka zbarkuar ushtria dhe FNSH-ja për të marrë në mbrojtje gjithë objektin, duke rritur kështu edhe vigjilencën.

(k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit protesta e kontrolloreve ne rinas proteste ne aeroport aeroporti i rinasit protesta e kontrolloreve ne rinas proteste ne aeroport

Sondazh

Poll