Aktualitet

HARTA LIVE/ Shi dhe dëborë në vend! Në Korçë arrin trashësia e dëborës në 17 cm, në Llogara bllokohet qarkullimi i au

8 Prill 2021, 05:13 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Shi dhe dëborë në vend! Në Korçë

TIRANË– Edhe dita e sotme në vend është me reshje shiu dhe dëbore, pavarësisht se jemi në muajin e dytë të pranverës.Sot  priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan. Ndërsa në zonat malore, në lartësinë mbi 300 m mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore.

Në zonat më të thella, kryesisht në Korçë, trashësia e dëborës ka arritur deri në 17 cm. Fshati turistik i Dardhës si dhe Qafa e Qarrit, janë mbuluar tashmë nga dëbora. Nuk raportohen bllokime të rrugëve, ndërsa firmat kontraktore ndodhen në terren duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve.

Dëbora e cila ka pushtuar Llogaranë e ka bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve duke sjell bllokim të tyre. Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë. Bëhet e ditur se reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar ndërkohë që sot situata shfaqet më e qetë. Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara.

Parashikimi

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, edhe sot priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan. Ndërsa në zonat malore, në lartësinë mbi 300 m mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore.

Temperaturat do të variojnë nga 5 / 12 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 3 / 12 °C; ndërsa në vendet malore: -3 / 6 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë.

HARTA LIVE: 

(kle.mu./k.m,dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll