Bota

Tablo ylberi me imazhet e Virgjëreshës Mari, ndalohet parada e aktivistëve polakë të LGBT

14 Maj 2019, 18:07 Nga DOSJA
Tablo ylberi me imazhet e Virgjëreshës Mari, ndalohet parada e

POlONI- Aktivisti i të drejtave civile polake, i cili paraqiti imazhet e Virgjëreshës Mari me një tablo ylberi, tha se e bëri këtë për të protestuar kundër asaj që ajo e quan “përjashtimi i njerëzve LGBT nga shoqëria” nga Kisha Katolike e vendit.

Imazhet e Elzbieta Podlesna u shfaqën në kazanët e mbeturinave dhe në tualetet portative në Plock, në fund të muajit të kaluar, në përgjigje ndaj një shfaqjeje të Pashkëve që shfaqte sllogane për krime ose mëkate.

Të listuara në mesin e mëkateve ishin “gjinia” dhe “LGBT”.

“Kjo është diçka që është e pabesueshme për mua në shekullin 21 në qendër të Evropës”, tha zonja Podlesna për BBC.

“Askush nuk duhet të përjashtohet nga shoqëria. Orientimi seksual nuk është një mëkat apo një krim dhe Nënat e Shenjta do t’i mbronin njerëzit e tillë nga Kisha dhe nga priftërinjtë që mendojnë se është në rregull t’i dënojë të tjerët”, shtoi ajo.

Ndërsa imazhi që Znj. Podlesna zgjodhi, ishte ikona e “Zonja jonë e Czestochoëa”. Ajo ka qenë e nderuar nga katolikët në të gjithë Evropën për shekuj, dhe u kurorëzua simbolikisht “Mbretëresha e Polonisë” në shekullin e 17-të.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aktivistet polake elisabeta podlesna poloni aktivistet polake elisabeta podlesna poloni

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2019, 15:31

KARAIBE– Kreu i kompanisë Coca Cola në Greqi, Alki David ka rënë në pranga së bashku me partnerin e tij të biznesit miliarder. Dyshja u arrestuan teksa nd...