Aktualitet

PISTA/ Prokuroria vijon hetimet, Bardhok Pllanaj mund të jetë vrarë pas përfshirjeve në fushata elektorale, futet në lojë

7 Prill 2021, 16:25 Nga DOSJA
PISTA/ Prokuroria vijon hetimet, Bardhok Pllanaj mund të jetë

SHKODËR- Një tjetër pistë ka dalë në shesh për vrasjen e “Kombarit të Shkodrës” Bardhok Pllanaj. Prokuroria ka futur në lojë edhe përfshirjen e Pllanajt në fushatë elektorale, me të cilën mendohet se mund të lidhet ekzekutimi i tij.

Sipas burimeve, Prokuroria është duke verifikuar të gjitha takimet e Pllanajt në ditët e fundit, ndërkohë që familjarët e Pllanaj ende nuk janë marrë në pyetje për të dhënë dëshminë e tyre.

Pritet që në ditët në vijim, Prokuroria të dërgojë efektivë policie për të marrë në pyetje familjarët e tij, në mënyrë që të zbulohen lidhjet e ‘Kumbarit të Shkodrës’ me politikën.

Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë në vendin ku u vra Pllanaj si dhe në vende të tjera për të gjetur informacione dhe për të zbardhur krimin e rëndë të para tre netëve.

Pllanaj u ekzekutua më 4 prill në lagjen Dobraç të Shkodrës. Autorët e ndoqën dhe ecën paralelisht me të për 150 metra dhe zbrazën 120 plumba kallashnikovi me mjetin “Range Rover”, ku dhe ndodhej ‘Kumbari i Shkodrës’. Më pas dogjën mjetin dhe u larguan.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj bardhok pllanaj ekzekutohet bardhok pllanaj

Sondazh

Poll