Aktualitet

PAMJET NGA VENDI I NGJARJES! FNSH-ja dhe policia ushtarake rrethojnë aeroportin e Rinasit, greva e punonjësve ngre ‘uniforma

7 Prill 2021, 16:04 Nga DOSJA
PAMJET NGA VENDI I NGJARJES! FNSH-ja dhe policia ushtarake rrethojnë

TIRANË Dosja.al ju sjell pamje nga aeroporti i Rinasit ku ka zbarkuar policia ushtarake dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Siç shihet edhe në pamjet, efektivët janë rreshtuar në hyrje të aeroportit nga godina operacionale, por nuk po kryejnë asnjë veprim. Mësohet se ata kanë shkuar pranë punonjësve të Albcontrol për çështje sigurie. 

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll