Aktualitet

Telefonata ‘BLIC’, ambasada amerikane kontakton kontrollorët e Albcontrol, mister biseda

7 Prill 2021, 16:18 Nga DOSJA
Telefonata ‘BLIC’, ambasada amerikane kontakton kontrollorët e

TIRANË– Ambasada Amerikanë në Tiranë ka telefonuar kontrollorët e AlbControl të cilët kanë pezulluar punnë që prej mëngjesit të sotëm, duke mbyllur kështu aeroportin e Rinasit.

Dosja.al mëson se përfaqësues të ambasadës kanë kërkuar zgjidhjen e situatës, duke shtuar se ky nuk është vetëm problem për vetë kompaninë por edhe për imazhin publik. Gjithsesi, biseda e shkëmbyer mes tyre ende nuk dihet. 

Nga ana tjetër, Dosja.al ka mësuar se Shqipëria rrezikon të gjobitet nga EuroControll për pezullimin e trafikut ajror. Eurocontrol është autoriteti që kontrollon Albcontrol. Situata është tensionuar për momentin dhe në aeroportin e Rinasit ka mbërritur policia ushtarake bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll