Bota

Metoda e veçantë/ Infermierja finlandeze, Sari Roos nxjerr doza shtesë të vaksinave me teknikën e flluskave të ajrit

7 Prill 2021, 11:02 Nga DOSJA
Metoda e veçantë/ Infermierja finlandeze, Sari Roos nxjerr doza

FINLANDË– Infermierja finlandeze, Sari Roos po u mëson kolegëve të saj një teknikë vaksinimi që i mundëson asaj të ‘shtrydhë’ më shumë doza nga shishet e vaksinave të COVID-19, duke ndihmuar në shtrirjen e furnizimeve të pakta dhe për të siguruar që më shumë njerëz të mund të vaksinohen.

Metoda e saj i flluskave të ajrit bën të mundur nxjerrjen e një doze të shtatë të pakapshme nga shishet e vaksinës nga Pfizer, një më shumë se gjashtë të miratuara nga rregullatori shëndetësor i Evropës që normalisht mund të nxirren vetëm me një gjilpërë dhe shiringë të veçantë.

Sipas Reuters, teknika e Roos, e ngjashme me atë të përdorur në Danimarkë, fillon duke tërhequr pak lëng vaksine dhe më pas duke e shtyrë përsëri në shishe për të hequr qafe ajrin në shiringë. Pastaj ajo tërheq dozën e saktë dhe e plotëson atë me ajër steril nga shishja. Doza injektohet më pas me mbetje minimale.

“Qëllimi i ajrit është të shtyjë të gjithë lëngun në pacient nga gjilpëra dhe të mbyllë kanalin e injeksionit në mënyrë që të mos rrjedhë gjak,”– i tha Roos Reuters në spitalin Laakso të Helsinkit ku ajo punon si një infermiere trajnuese.

Suksesi i saj ka tërhequr vëmendjen e kolegëve brenda dhe jashtë vendit të cilët dëshirojnë të marrin më shumë doza nga secila shishkë.

Tuija Kumpulainen, kreu i njësisë së shëndetit dhe sigurisë në Ministrinë e Shëndetësisë të Finlandës, thotë se nxjerrja e dozave shtesë është e sigurt kur kryhet me saktësi.

Ekspertët e aftë mund të marrin më shumë doza, por edhe ata duhet të sigurohen që të mos mbetet asnjë lëng në pajisje, që do të thotë se doza do të ishte shumë e vogël,”- tha Kumpulainen.

Ndërsa teknika nuk është e lehtë dhe nuk funksionon çdo herë, ajo gjithashtu bën të mundur nxjerrjen e 12 dozave nga shishkat me 10 doza nga AstraZeneca dhe Moderna, dy vaksinat e tjera të aprovuara për përdorim në Bashkimin Evropian.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota sari roos tuija kumpulainen vaksinimi ne finlande sari roos tuija kumpulainen vaksinimi ne finlande

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2021, 09:54

FOTO/ Simbolika e fustanit të Vjosa Osmanit

KOSOVË- Dy ditë nga marrja e detyrës më të re si Presidente e Kosoves, Vjosa Osmani bëri dje betimin në një ceremoni të mbajtur më pak pjesëmarrës si pasoj...