Politike

Pandeli Majko: Nëse nuk fitoj zgjedhjet, do bëhem analist politik! Nuk po bëj shaka…

7 Prill 2021, 09:40 Nga DOSJA
Pandeli Majko: Nëse nuk fitoj zgjedhjet, do bëhem analist politik! Nuk

TIRANË– Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka bërë të ditur se nëse nuk zgjidhet në 25 prill, mendon të bëhet analist politik.

I ftuar në Dita Jonë në ‘A2’, Majko, pranoi se ka votues të mërzitur nga PS dhe për këtë arsye tha ai, disa nga figurat e kësaj partie janë vendosur në “vijën e zjarrit” në lista.

Ne po shqetësohemi për njerëzit që na kanë votuar, por që për shumë arsye mund të jenë të mërzitur. Kjo është arsyeja që unë bashkë me kolegët e mi jemi vendosur te vija e zjarrit. Te vija e zjarrit mund të shikosh edhe greminën.Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet, por edhe mund të mos i fitojmë zgjedhjet dhe ju nesër mund të më ftoni si një analist politik, jo si një deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk po bëj shaka, përkundrazi po bëj aplikim që tani”, tha Majko në Dita Jonë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike pandeli majko zgjedhjet 25 prill 2021 pandeli majko zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll