Politike

“Po japin lekë për të mbledhur vota”/ Denoncimi i Lefter Maliqit, thirrja për qytetarëve: Merrini paratë!

7 Prill 2021, 09:31 Nga DOSJA
“Po japin lekë për të mbledhur vota”/ Denoncimi i

TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Beratit ka bërë një denoncim nga jashtë selive të Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij para mediave, deputeti ka denoncuar publikisht se kandidatët e Partisë Socialiste po ofrojnë para për të blerë vota. Ndërkohë që u ka bërë thirrje qytetarëve që t’ua pranojnë paratë por të mos votojnë për ta.

Jam përballë mediave për të bërë një deklaratë reale. Jam i 7 në listën e LSI në Berat dhe do të thyej herësin e do të futem në Kuvend. Kam garanci të plotë. LSI ka 3 mandate në Berat dhe po ecën e sigurtë drejt të 4. Do të jem zë kritik ndaj qeverisë Basha nëse nuk do të mbahen premtimet. Kandidatët e Partisë Socialiste janë të përçarë dhe po ofrojnë lekë për votat. Popullit i kemi bërë thirrje që t’i marrë ato lekë se janë lekët e krimit, droge, korrupsioni. Në Berat, Shameti është kundër Partisë Socialiste,”-tha Maliqi.

Që prej nisjes së fushatës elektorale, por edhe më herët, eksponentë të Lëvizjes Socialistë për Integrim kanë denoncuar blerjen e votës, ndërkohë që kanë kërkuar që t’i pranojnë por të mos ua japin votën socialistëve.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lefter maliqi zgjedhjet 25 prill 2021 lefter maliqi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll