Politike

‘Ka hapur dy zyra elektorale pranë qendrave të votimit’, Vokshi padit në KQZ ministren e Shëndetësisë

7 Prill 2021, 08:19 Nga DOSJA
‘Ka hapur dy zyra elektorale pranë qendrave të votimit’,

TIRANË–Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka paditur në KQZ, ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliun. Vokshi tregon se kandidatja e PS ka hapur të paktën 2 zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi. Vokshi ishte tek shkolla “Jeronim de Rada”, ku pak hapa më tej Ogerta Manastirliu ka hapur një zyrë. Kodi zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit.


Të njëjtën gjë, Ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe tek Kopshti 3. Pamjet tregojnë se zyra është në cep të kopshtit, ku janë disa qendra votimi të njësisë 9.

Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”- thotë Albana Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS. Kandidatja e PD ka një thirrje për KQZ. “I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.”- tha Albana Vokshi, e cila tregon se edhe pas denoncimeve zyrtare të depozituar në KQZ, nuk ka akoma asnjë reagim nga KQZ.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albana vokshi ogerta manastirliu zgjedhjet 25 prill 2021 albana vokshi ogerta manastirliu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 21:53

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se Prokuroria është duke verifikuar 30 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Pril...