Politike

‘Biseda me Petritin, tropojan 24 karat’, Rama: Nuk po i kërkojmë asnjë demokrati që të bëhet socialist, vendi në Trop

7 Prill 2021, 08:05 Nga DOSJA
‘Biseda me Petritin, tropojan 24 karat’, Rama: Nuk po i

PËRMET– Kryeministri Edi Rama ka marrë në telefon ditën e sotme, kandidatin e PS për Tropojën Petrit Malajn. Teksa ndodhet në Përmet, Rama e pyet Malajn se si po shkon fushata atje. Kandidati i bën të ditur se gjërat po shkojnë shumë mirë e se njerëzit janë me shpresë për mandatin e tretë të PS. Ndërkohë, Rama bëri të ditur se nuk presin që asnjë demokrat të kthehet me PS mirëpo i bëjnë thirrje që të mendojnë për interesat e tyre.


BISEDA:

Rama: Petrit si të kam?

Petrit: Në fakt po kaloj një situatë të mirë, kohë të mirë, ka përfshtypje se tropojanët kanë rënë aty ku duhet. Njerëzit e mi, unë mburrem me ta.

Rama: Si po ecën fushata?

Petrit: Mirë, kam shkelur goxha pjesë të territorit, takoj njerëz që kanë halle. Kanë shpresë që do të bëjmë gjëra të mira. Po bëjmë shumë gjëra të mira.

Rama: Po patjetër, ata e kanë parë se cfarë ndryshimi ka ndodhur atje, së bashku me bashkëpunimin e kryetatit të partisë dhe pse ishte i PD.

Petrit: Kjo vlerësohet unë e ndjej veten mirë. Ajo që unë jam pjesë e këtij komuniteti, jam një tropojan. Jam i pranushëm, e ndjej veten të pranushëm.

Rama: Ti je gur i rëndë në vendin tëndë. Kjo është thjesht dhe vetëm një nisëm, për dahsurinë për atë vend. Kështu që dhe kjo gjë është mbase je shumë modest, duhet ta përcjellim atje. Petriti është një tropojan i angazhuar për vendin e vet. Nuk është se je në kërkim të ndonjë vendi pune.

Petrit: Këto investime janë të prekshme, janë reale. Cdo gjë është në vend.

Rama: Ne duhet të forcojmë dy mesazhe atje. Shembujt se cfarë po bëhet me sipërmarrjen, ka një hapësire të madhe për të bërë progres.

Petrit: Bimët medicinale, është një moment shumë i fortë.

Rama: Ky mandat do të ketë një fokus në turizmin malor, për ta lidhur me agroturizmin, se atje është një përrallë, se janë bërë gjëra fantastike atje. Dhe me investimet e huaja, e ardhmja është tërheqëse, por duhet 25 prilli.

Petrit: Unë i besoj, dhe atë që kam marrë nga njerëzit, është një domosdoshmëri. Ky vend është një përrallë.

Rama: Ti ma vure kusht, më ke marrë peng, thuaju atyre se duhet kjo mbështetje për të vazhduar punën. E dyta duhet luftuar deri në fund. Nuk po i kërkon asnjë demokrati që të bëhet socialist. Por të shikojnë interesin e tyre. Ne i kemi parë si një komunitet fanstastik.

Petrit: Më ke dhënë një fjalë që do të vish këtej.

Rama: Po patjetër

Petrit: Të presim sic duhet

Rama: Ti do vish se do hapim aeroprotin e Kukësit, të presim cunat e Londrës se më kanë bërë copë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 21:53

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se Prokuroria është duke verifikuar 30 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Pril...