Politike

Me bori, flamuj dhe tollumbace blu të PD-së! Basha pritet me ovacione në Peqin, kryedemokrati: Rama iu ka gënjyer për 8 vit

7 Prill 2021, 08:28 Nga DOSJA
Me bori, flamuj dhe tollumbace blu të PD-së! Basha pritet me ovacione

PEQIN- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur ditën e sotme në Peqin. Ai është pritur me ovacione nga qytetarët, të cilët kanë ngritur dhe tollumbace në ngjyrë blu.

Në fjalën e tij, Basha tha se 8 vite Edi Rama me bandat e tij, i ka ulur kokën, i ka keqtrajtuar, i ka fyer, i ka marrë nëpërkëmbë njerëzit e Peqinit. Basha kërkoi votën për Partinë Demokratike më 25 prill, për t’i hapur rrugë ndryshimit duke sjell standarde europiane në ekonomi, vende pune, paga dinjitoze, subvencione për fermerët dhe që asnjë bir dhe asnjë bijë Peqini nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.


DEKLARATA:

Mirë se ju gjej. Faleminderit për pritjen që nisi nga Pajova deri në Peqin. Djem dhe vajzat e Peqinit një nga autokolonat më të gjata të fitores. Me vite me radhë kam patur nderin të jem në mesin tuaj si deputet i qarkut të Elbasanit dhe deputet i Peqinit. Bashkë njihemi, edhe pse jemi takuar shpesh, por edhe pse na kanë lidhur, hallet problemet, zgjidhjet. Sa herë që marr rrugën në Elbasan, distanca mes Tiranës dhe kullës së Peqinit, është bërë me e shkurtër për tunelin, tregon sa e fuqishme është puna jonë. Edhe Peqini e ka Tiranën shumë më afër seç e ka pas pasur më parë. Nuk kam ardhur t’ju flas për ata që unë thash se do të heqim vizat, por sot ja ku jemi, çdo banor lëviz pa viza në Evropë. Sot kam ardhur t’ju them që 8 vite iu ka hëngër kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju kanë keqtrajtuar. Njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme, në një zonë kaq të bukur siç është Peqini, ku papunësia, janë shkatërruar ekonomitë familjare dhe janë larguar mijëra të reja në emigracion. Sot kam ardhur t’ju them që të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimeve po afron, Peqini do ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Ndryshimi që po vjen është rruga që po do ecim bashkë, të çojmë Shqipërinë në Evropë, të ketë subvencione për fermerët, pagat të jenë dinjitoze dhe asnjë bir apo bijë Peqini s’do të emigrojnë. Do të mundohemi që të gjithë jetën e vet ta kalojnë këtu, në Peqin e dashur. Ata që kanë zaptuar ekonominë, i kanë orët e numëruara. Ai u ka gënjyer tetë vite, nuk mund ta votosh edhe 4 vite të tjera. Atij njeriu i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më. Bashkohuni rreth Partisë Demokratike, për t’i sjellë ndryshimin Peqinit. Katër vitet e ardhshme do të jenë ditët e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin, dëshpërimi, heshtja që kanë pllakosur do të merren fund. Këtu do të kthehem tek Kulla e Sahatit, për si kryeministri juaj, për të mundësuar ndryshimin që do të ketë e gjithë Shqipëria. Nga të rinjtë e të rejat, tek pensionistët. Familjet me ndihmë ekonomike do e ndjenë ndryshimin, që ndryshimi të ndodhë duhet të zbatohet plani ekonomik. Ndryshimi do të vijë, se paratë e oligarkëve do të kthehen tek ju, me punësim, rritje pagash. Ju përsëris, do të ketë amnisti që ditën e parë. Ne do të rikthejmë shpresën, besimin, gëzimin në shtëpinë tuaj. Fitore!”, u shpreh Basha.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne peqin lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne peqin lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll