Bota

Rastet e mpiksjes së gjakut, Universiteti i Oksfordit pezullon provën e vaksinës AstraZeneca te fëmijët

7 Prill 2021, 08:05 Nga DOSJA
Rastet e mpiksjes së gjakut, Universiteti i Oksfordit pezullon provën

BRITANI– Universiteti i Oksfordit njoftoi se po pezullonte një provë të vaksinës Covid-19 që u zhvillua me AstraZeneca mbi fëmijët dhe adoleshentët, teksa rregullatorët britanikë hetojnë një lidhje të mundshme të mpiksjes së gjakut tek të rriturit.

Përderisa nuk ka shqetësime të sigurisë në provën klinike pediatrike, ne presim informacione shtesë nga MHRA mbi rishikimin e saj të rasteve të rralla të trombozës / trombocitopenisë që janë raportuar tek të rriturit, përpara se të bëjmë ndonjë vaksinim të mëtejshëm në provë,” tha universiteti në një deklaratë për mediat.

Rregullatori i EMA në Evropë ka mohuar se tashmë ka krijuar një lidhje shkakësore midis vaksinës Oxford / AstraZeneca dhe një sindromi të rrallë të mpiksjes së gjakut, pasi një zyrtar i lartë nga agjencia tha se kishte një lidhje.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota mpiksja e gjakut universiteti i oksfordit vaksina astrazeneca mpiksja e gjakut universiteti i oksfordit vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll