Bota

Tjetër variant i ri i COVID-19! Përmban 34 mutacione, më shumë se çdo variant tjetër i njohur deri më tani

7 Prill 2021, 07:29 Nga DOSJA
Tjetër variant i ri i COVID-19! Përmban 34 mutacione, më

ANGOLA-Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Angola i cili mbart më shumë mutacione se variantet që janë zbuluar deri tani, gjithsej 34 variante.

Ky variant i virusit gjend i njëjtë në tre persona të cilët ishin pasagjerë në një fluturim nga Tanzania në Angola në shkurt të këtij viti dhe sipas kësaj analize gjenetike studiuesit bënë botimin përkatës në medRxix të udhëhequr nga Tulio de Oliveira nga Universiteti KwaZulu-Natal në Durban, e Ministrise së Shëndetësisë Angolane në Luanda raporton CNN

Këtë variant të ri e kanë quajtur përkohësisht A.VOI.V2 dhe ka 34 mutacione ku 14 prej të cilave janë në proteinën spike të përdorur nga koronavirusi për të infektuar qelizat njerëzore. Ky variant duhet të studiohet më tej, sipas shkencëtarëve, sepse mutacionet e tij mund ta ndihmojnë atë të shpëtojë nga reagimet imune të disa njerëzve.

Pas këtij lajmi, Angola e cila ka pasur rreth 21.500 raste të konfirmuara dhe 500 vdekje nga Covid-19 ka bërë më detyrim testet e shpejta për të gjithë udhëtarët të cilët mbërrijnë në aeroportin e saj ndërkombëtar përvec personave që kanë një rëzultat negative 72 orët e fundit. Pjesa tjeter që ka patur rezultate pozitive pas arritjes në Angola duhet të qëndroje e karantinuar për 14 ditë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 34 mutacione angola 34 mutacione angola

Sondazh

Poll