Politike

Basha mesazh ndërkombëtarëve: Zgjedhje në 30 qershor nuk ka, ju mirëpres të zgjidhni krizën

14 Maj 2019, 15:37 Nga DOSJA
Basha mesazh ndërkombëtarëve: Zgjedhje në 30 qershor nuk ka,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë me gazetarët një ditë pas protestës së opozitës. Basha falenderoi pjesëmarrësit në protestë. Kryetari i PD, i hapi derën ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike. Basha tha se mirëpret që partnerët të kontribuojnë për zgjidhjen e kësaj krize. Ai gjatë deklaratës së tij përsëriti dhe njëherë se me Ramën si kyeministër nuk do të ketë zgjedhje. Por ndërkohë kryeministri Edi Rama po sot në një konferencë me gazetarët, është shprehur se e pret Bashën në dialog vetëm pa ndihmën e të huajve.

Në fjalën e Bashës nuk mungoi dhe një koment për listat e kandidatëve të Partisë Socialiste, për zgjedhjet lokale, ku tha se janë më të zinjtë dhe më kukullat që mund të kishte zgjedhur Rama. Po ashtu kreu i opozitës tha se shumë shpejt do të ketë fakte për kandidatët e PS, të cilët sipas tij janë diktuar nga krimi.

Por në nisje të fjalës së tij Basha tha se tashmë populli e ka vendosur që të mos bëj asnjë hap pas, por të bëjë vetëm hapa para. Ai falenderoi këdo që kishte marrë pjesë në protestë, duke thënë se tashmë fati i Shqipërisë është në dorë të tyre. Basha shprehu dhe njëherë se në 30 qershor nuk do të lejohen zgjedhje, pasi dhe teknisht ato janë të pamundura.

(A.B; F.G; F.M & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me gazetaret basha thirrje nderkombetareve edi rama lulzim basha zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 basha me gazetaret basha thirrje nderkombetareve edi rama lulzim basha zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll