Politike

La në burg të arrestuarit e protestës, Basha paralajmëron gjyqtarin: S’do të të shpëtojë asgjë o pinjoll diktature

14 Maj 2019, 15:47 Nga DOSJA
La në burg të arrestuarit e protestës, Basha paralajmëron

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha, ka paralajmëruar sot nga selia blu gjyqtarin Arben Micko, që la në burg protestuesit e arrestuar pas protestës së 11 majit.

Basha tha se asgjë s’do e shpëtojë këtë gjyqtar, që tha se është pinjoll diktature. Arben Micko, njihet edhe si nipi i Shefqet Peçit, një prej hetuesve të diktaturës.

“Mesazhin e dytë e kam për të arrestuarit, dua t’ju them, vëllezër dhe motra, s’jeni vetëm. Sakrifica juaj është shënuar në kujtesën e opozitës, ju jeni të burgosur politikë. E drejta do vihet në vend. Duke nisur me pinjollin e diktaturës, babain e nënkryetarit të FRESSH, mbajti nën arrest 19 protestuesë. Këtij pseudogjyqtari i them se asgjë nuk do të të shpëtojë, nga bindja e urdhërave. Reforma në drejtësi, s’do të përfundojë kështu. Kjo do të marrë fund shumë shpejt. Ky është qëllimi i betejës. Kemi kryeministrin më të paaftë, të dështuar dhe të korruptuar. Është kryeministër në ikje”, tha Basha.

Kreu i PD ka zhvilluar sot një takim me gazetarët ku ka folur në lidhje me aksionin opozitar. Ai u shpreh se tashmë fati është në dorë të popullit, por shtoi se nuk do të ketë asnjë hap pas. Basha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të vijnë në Shqipëri dhe sëbashku që të zgjidhin krizën politike, pasi mekanizmat ligjorë ekzistojnë.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben micko basha kercenon gjyqtarin lulzim basha te arrestuarit e protestes arben micko basha kercenon gjyqtarin lulzim basha te arrestuarit e protestes

Sondazh

Poll