Politike

Kriza politike/ Ish-deputeti socialist Taulant Dedja thirrje Fatos Nanos: Nëse të dhimbset Shqipëria, dil e thuaj një fjalë

14 Maj 2019, 15:04 Nga DOSJA
Kriza politike/ Ish-deputeti socialist Taulant Dedja thirrje Fatos Nanos:

TIRANË– Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit Taulant Dedja i ka kërkuar ish-presidentit Fatos Nano që të flasë lidhur me situatën politike në vend. 

Me anë të një postimi në Facebook, Dedja ka krahasuar me ironi heshtjen e tij me atë të ish-presidentit Bamir Topi, i cili disa ditë më parë publikoi librin e tij “Nocturn”.

“Fatos Nano, nëse të dhimbset pak Shqipëria dhe partia për të cilën bërë 4 vjet burg të padrejtë, dil e thuaj një fjalë për atë që po ndodh sot!,“-shkruan Dedja.

Postimi i plotë:

Fatos Nano, nëse të dhimbset pak Shqipëria dhe partia për të cilën bërë 4 vjet burg të padrejtë, dil e thuaj një fjalë për atë që po ndodh sot! Nuk besoj se je duke shkruar ndonje liber… Nuk e kuptoj as heshtjen tende, as te dy ish-presidenteve Meidani dhe Moisiu. Aq me pak te shkrimtarit kombetar Ismail Kadare… Topi dihet qe shkoi “mish per top”!

Fatos Nano është një prej figurave politike më të rëndësishme të Shqipërisë. Ai ka mbajtur postin e kreut të PS, presidentit dhe kryeministrit. Pas tërheqjes nga politika ai ka mbajtur një profil të ulët publik. Deri më tani ai nuk ka reaguar lidhur me krizën politike në vend, ku opozita ka djegur mandatet dhe ka zgjedhur që të bojkotojë zgjedhjet. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatos nano kriza politike taulant dedja fatos nano kriza politike taulant dedja

Sondazh

Poll