Politike

“Të largohet Rama”, Basha tregon bisedat me ndërkombëtarët: Të na japin zgjidhje, i mirëpres

14 Maj 2019, 15:51 Nga DOSJA
“Të largohet Rama”, Basha tregon bisedat me

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, në takimin me gazetarët tregoi se dje kishte folur me ndërkombëtarët, duke thënë se i mirëpret që të vijnë për të bërë një zgjidhje politike.

Basha tha se vetëm me ndërkombëtarët mund të zgjidhet kriza e fortë që ka kapur vendin, duke përmendur dhe precedentë kur ka pasur një zgjidhje politike.

Ju kam komunikuar atyre siç u kam komunikuar dhe qytetarëve shqiptarë, që i pres për zgjidhje politike për krizën që ka kapur vendin. Me ndihmën e tyre të arrijmë një zgjidhje, pasi shteti është marrë peng nga një qeveri ilegjitime. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Ne jemi të gatshëm për të diskutuar për detyra të tjera dhe reforma të thella, që askush të mos ketë mundësinë që të marrë peng vendin”, u shpreh Basha.

Kreu i PD ka zhvilluar sot një takim me gazetarët ku ka folur në lidhje me aksionin opozitar. Ai u shpreh se tashmë fati është në dorë të popullit, por shtoi se nuk do të ketë asnjë hap pas. Basha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të vijnë në Shqipëri dhe sëbashku që të zgjidhin krizën politike, pasi mekanizmat ligjorë ekzistojnë.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me gazetaret basha mesazh nderkombetareve kriza poltike ne shqiperi lulizm basha basha me gazetaret basha mesazh nderkombetareve kriza poltike ne shqiperi lulizm basha

Sondazh

Poll