Politike

“Frikë” nga bilanci i 8 viteve? Rama nuk e pranon: Unë jam krenar! Humbjen se mendoj, hyj në zgjedhje për të fituar…

7 Prill 2021, 06:22 Nga DOSJA
“Frikë” nga bilanci i 8 viteve? Rama nuk e pranon: Unë jam

PËRMET– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga qyteti i Përmetit, ku edhe ka ndaluar për të zhvilluar takimet elektorale të radhës. Në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, kreu i qeverisë është “ngacmuar” lidhur me bilancin e qeverisjes dhe me retorikën e përdorur gjatë kësaj fushate ndaj kundërshtarëve të tij. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ishte krenar për punën e bërë, ndërsa shtoi se ishte i bindur që më 25 prill, Partia Socialiste do të siguronte fitoren e zgjedhjeve.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Retorika e fushatës, a po i shmangeni bilancit të 8 viteve?
Edi Rama: Nuk kam pasur asnjë moment shmangieje. Jam krenar! Mjafton të marrësh një sektor dhe ta shohësh ndryshimin e bërë krahasuar me ditën që ia nisëm. Është ndryshim si nata me ditën. Nga ana tjetër, nëse nisemi nga ku duam të shkojmë jemi në mes të rrugës. Jemi në luftë që nuk mund ta lëmë në mes. Është shumë e artikuluar ajo unë punoj, ai fle gjumë. Ata janë një shportë karavidhës. Nuk mund ta marrin në dorë fatin e vendit. Ata nuk kanë ndryshuar, dhe nuk kanë ndërmend të ndryshojnë.
Pyetje: Studuesit e ironisë në botë thonë se satira është tregues pasigurie…
Edi Rama: Kush janë këta studiues?
Pyetje: Është lehtësisht e gjetshme. Bëni një search…
Edi Rama: Më thoni një emër studuesi
Pyetje: Po s’ka rëndësi. Instituti Rochfeller
Edi Rama: Nuk thotë gjëra të tilla. Kam dhënë mishin dhe shpirtin në këtë detyrë dhe nuk kam lënë gjë pa bërë. Të gjithëve mund t’u them me plot gojë si dhe ku ka ndryshuar situata në aspekt kombëtar dhe lokal. Disa e kanë ndjerë më shumë, disa më pak. Çfarë kemi bërë dhe ç’po bëjmë çdo ditë është shumë domethënëse.
Pyetje: Humbjen e mendon si opsion?
Edi Rama: Jeta ka brenda dhe mundësinë e dështimit dhe rrëzimit. Unë asnjëherë nuk hyj në ndeshje duke menduar humbjen. Hyj për të fituar. Kam të gjitha arsyet që të besoj, bazuar edhe në sonazhe, se vota për mandatin e tretë po konsolidohet. Mbajeni shënim, këto zgjedhje do të kemi rezultat më të mirë se në 2017.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne permet zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne permet zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 21:53

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se Prokuroria është duke verifikuar 30 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Pril...