Politike

Debati për vaksinat kineze, Veliaj: S’i thuhet të mirës plaç! Nëna ime e bëri, gati ta bëj dhe unë

7 Prill 2021, 05:41 Nga DOSJA
Debati për vaksinat kineze, Veliaj: S’i thuhet të mirës

TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se vaksina kineze është e sigurtë për përdorim nga qytetarët.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Veliaj tha se është gati ta bëjë edhe ai vaksinën kineze, për të dhënë shembullin publik, edhe pse e ka kaluar pandeminë e koronavirusit, por shtoi se nëna e tij është injektuar dhe nuk ka pasur asnjë efekt anësor.

“Është si të më thuash mua për një tjetër gjë të dobishme në qytet, për pemët, ne kemi marrë pemë nga Kina, kemi marrë qershi japoneze, kur një gjë është e mirë, të mirës nuk i thuhet plaç dhe kalit të dhuruar nuk i shihen dhëmbët ngado vjen. Nëse vaksina prodhon jetë, le të vijë nga të dojë se unë nuk besoj se në vendet e tjera nuk e duan jetën e njeriut dhe janë gati të vrasin njerëzit e vet. Jetojmë në një botë globale, po kur vjen puna për të blerë armë, apo srevera të sofistikuar, ajo është tjetër gjë, por historitë për të shpëtuar jetë njerëzish është tjerë. Nëna ime bëri vaksinën kineze dhe është për bukuri. Unë jam gati të jap shembull publik dhe të bëj vaksinën kineze sepse është një mjet për të shpëtuar jetë”, tha ai.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erion veliaj vaksina kineze ne shqiperi erion veliaj vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 21:53

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se Prokuroria është duke verifikuar 30 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Pril...