Aktualitet

Lëndë narkotike, armë, vjedhje dhe përfshirje në aksident, bien në pranga 6 persona në Tiranë (DETAJE)

7 Prill 2021, 06:08 Nga DOSJA
Lëndë narkotike, armë, vjedhje dhe përfshirje në

TIRANË– Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se Rr.H., 25-vjeç, është arrestuar pasi gjatë kontrolli fizik i është gjetur një sasi me lëndë e dyshuar kanabis dhe një armë e ftohtë.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane arrestohen 6 persona ne tirane

Sondazh

Poll