Aktualitet

Vaksinimi i farmacistëve, Toma: Procesi nis nesër me 100 të tillë, do të përdoret AstraZeneca

6 Prill 2021, 19:37 Nga DOSJA
Vaksinimi i farmacistëve, Toma: Procesi nis nesër me 100 të

TIRANË- Presidentja e Urdhërit të farmacistëve, Diana Toma ka deklaruar se ditën e nesërme do të vaksinohen 100 farmacistë në Tiranë. Në një intervistë për “Radarin Informativ” në ABC, Toma ka thënë fushata e vaksinimit të farmacistëve ka filluar me kërkesë të tyre. Ajo është shprehur se farmacistët janë shumë të rrezikuar për shkak se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz. Toma gjithashtu ka bërë të ditur se farmacistët do të marrin vaksinën AstraZeneca.

“Nëse ne kemi një numër prej 2500 deri në 3 mijë farmacistësh është një shifër që lëviz për shkak se jo të gjithë mund të jenë të punësuar, prej tyre janë 1800 në Tiranë. Urdhri ka reaguar në lidhje me vaksinimin e këtyre dhe në rajone të tjera ka nisur vaksinimi i tyre por numri është i vogël Ka rajone që janë të vogla dhe vaksinimi ka përfunduar.

Ne sot themi një shifër të saktë sesa farmacistë nuk janë vaksinuar në Tiranë, 1200 farmacistë të tjerë që janë të shpërndarë në qytetet e tjera në vendin tonë nuk janë të vaksinuar. Nga informacionet farmacistët janë të vaksinuar në Gjirokastër dhe në Korçë ndërsa në qytetet e tjera nuk kemi një informacion në lidhje me vaksinimin e të gjithë farmacistëve. Ne kemi marrë vetëm një informacion se nesër do të fillojë vaksinimi i farmacistëve në Tiranë. Me një kontigjen prej 100 farmacistët në Tiranë. Na është bërë me dije se do të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca. Është kërkuar një listë dhe si veprim na është dukur e nxituar pasi për një kohë rekord na është kërkuar marrja e konfirmimit dhe gjenialiteteve për të gjithë farmacistët.

Sot rreth orës 12:00 na është kërkuar që brenda orës 2 të kthehet përgjigjet dhe për shkak se ishte e pamundur që të përmbyllej në këtë hark të shkurtër kohor dhe për këtë u shty deri në orën katër. Por për të marrë dhe bërë një listë të plotë të qartësuar të farmacistëve do të na duhej një kohë më e gjatë. Lista që po bëhet dhe po përpunohet është së bashku me aprovimin e tyre.Ne kemi nxjerrë njoftimin në faqen zyrtare të urdhrit të farmacistëve dhe të gjithë farmacistët mund të plotësojnë formularin më pas të bëhet dhe regjistrimi i tyre”, ka thënë Toma.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet diana toma vaksinimi i farmacisteve diana toma vaksinimi i farmacisteve

Sondazh

Poll