Aktualitet

Artan Hoxha: Elbasani është nyja strategjike ku kalojnë degëzimet e linjës së heroinës, bandat kontrollojnë territorin m

6 Prill 2021, 19:20 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Elbasani është nyja strategjike ku kalojnë

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Vetting” në ABC se grupet kriminale në Elbasan kanë një sistem të fortë informacioni duke nisur që nga shitësit e misrave dhe kamaerirët që mbajnë radio policie e deri te monitorimi i territorit me sistem kamerash.

“Nga historia që i kam ndjekur më ka bërë përshtypje që kanë një sistem shumë të fortë informacioni, patrullimi dhe kontrolli të territorit. E kontrollojnë me informatorë. Kam parë njerëz duke shitur misra por në xhep kanë radio policie që e përdorin për komunikim të brendshëm.

Ka kamarierë ose shitës që janë informatorë. Ka mbikëqyrje të territorit me sistem kamerash. Prandaj kur policia shkon është e vështirë t’iu gjenden prova materiale”, deklaroi Artan Hoxha.

Ai e përshkruan Elbasanin si një nyje e rëndësishme strategjike ku kalojnë degëzimet e linjës së heroinës.

“Zhvillimet në Elbasan janë beteja mes grupeve kriminale për të marrë nën kontroll qytetin. Elbasani është një nyje e rëndësishme strategjike. Kalojnë korridoret tokësore të trafikut të lëndëve narkotike. Aty kalojnë degëzimet të linjës së heroinës nga Afganistani, Turqia. Kalojnë të gjitha rrugët kryesore që e lidhin pjesën perëndimore me atë lindore të Shqipërisë. Pozicioni që ka Elbasani si një kryqëzim shumë i rëndësishëm i linjave të trafikut.

Burimi kryesor i të ardhurave në Elbasan, nuk është Elbasani si qytet por trafiku jashtë Shqipërisë. Ata kontrollojnë jetën ekonomike dhe atë politike. Vitet e fundit janë ekspozuar më shumë. Ata e kanë blerë sistemin e drejtësisë dhe jo më kot ajo shprehja e kryeministrit Edi Rama kur nisi ajo e KÇK-së që kriminelët e Elbasanit hyjnë me pranga dhe dalin me duar në xhepa”, shprehet Artan Hoxha.

Marrë nga AbcNews

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha bandat e elbasanit artan hoxha bandat e elbasanit

Sondazh

Poll