Aktualitet

E RËNDË! Zetori i pret të dyja këmbët 27-vjeçarit në Korçë, i riu transportohet me helikopter tek Trauma

6 Prill 2021, 13:43 Nga DOSJA
E RËNDË! Zetori i pret të dyja këmbët

TIRANË– Një 27-vjeçar i identifikuar si Algredo Mukadesi ka humbur të dyja këmbët e tij teksa pubonte arën me një zetor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porodinë të Korçës, mesditën e sotme.

Mukadesi po punonte tokën në momentin që zetori i ka dalë jashtë kontrollit dhe i ka prerë të dyja këmbët. Të alarmuar, familjarët e 27-vjeçarit kanë njoftuar ambulancën dhe me helikopter, i riu është nisur drejt Tiranës.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. I riu është në gjendje të rëndë për jetën.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 27 vjecarit i pret kembet zetori ne korce tirane 27 vjecarit i pret kembet zetori ne korce tirane

Sondazh

Poll