Bota

Kosovë/ Vijon operacioni ‘Call Center’ nga policia dhe prokuroria, sekuestrohen mbi 2 milion euro

6 Prill 2021, 14:42 Nga DOSJA
Kosovë/ Vijon operacioni ‘Call Center’ nga policia dhe

KOSOVË– Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë vazhduar aksionin në “Call Center”, ku të hënën e 5 prillit ka sekuestruar një milion e 529 mijë e 750 euro.

Sipas prokurorisë, këto para dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Krimit të organizuar”.

“Prokuroria Speciale njofton se nga aksioni Policisë së Kosovës, i realizuar më datë 5 prill, janë gjetur dhe sekuestruar një milion e pesëqind e njëzetenëntë mijë e shtatëqindepesëdhjetë (1.529.750.00) euro, para këto të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e  “Call center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Krimit të organizuar’”,– thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.

“Vlen të theksohet se nga data 31 mars 2021 e deri më sot nga ky operacion i Prokurorisë Speciale janë gjetur dhe sekuestruar një milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntëmijë e shtatëqind e pesëdhjetë (1.689.750.00) euro, janë ngrirë shtatëqind mijë (700.000) euro, janë sekuestruar nëntë (9) vetura, janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, thuhet tutje në komunikatë.

Aksioni, i nisur më 31 mars 2021, është zhvilluar në gjithsej 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove operacion call center kosove operacion call center

Sondazh

Poll