Bota

Theu rregullat e pandemisë, ushtria e dënon me 300 ushtrime fizike, i riu nuk i përballon dot dhe humbet jetën

6 Prill 2021, 13:33 Nga DOSJA
Theu rregullat e pandemisë, ushtria e dënon me 300 ushtrime fizike, i

FILIPINE- Një filipinas ndërroi jetë ditën e enjte si pasojë e një dënimi të marrë nga oficerët e ushtrisë në provincën Cavite, në ishullin Luzon. Ai theu rregullat e pandemisë dhe ushtria e dënoi të kryente rreth 300 ushtrime fizike të ngjashme me ato që kryejnë  vetë oficerët e ushtrisë, sipas dëshmive të familjarëve.

Darren Manaog Penaredondo dyshohet se u ndalua nga oficerët ndërsa blinte ujë pas orës 18:00 me kohën lokale në provincën Cavite. Provinca Cavite, në ishullin Luzon, aktualisht është nën bllokim të rreptë për të lejuar përhapjen e Covid-19.

Sipas BBC , Marlo Solero, shef i policisë së qytetit Trias u shpreh se asnjëherë nuk ka patur dënim fizik për shkekësit e rregullave, por vetëm leksione nga oficertët.

“Human Rights Watch” paralajmëroi që shkelësit e rregullave në Filipine po abuzoheshin. Grupi i të drejtave tha se kishte raste kur policia dhe zyrtarët lokalë kishin kufizuar njerëzit në kafaze qensh dhe të tjerët ishin të detyruar të uleshin në diellin e mesditës.

(M.P/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota darren manago penaredondo filipine thyen rregullat e pandemise darren manago penaredondo filipine thyen rregullat e pandemise

Sondazh

Poll