Bota

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut premton tërheqjen e përmbajtjeve fyese ndaj shqiptarëve në librat shkollor

6 Prill 2021, 13:58 Nga DOSJA
Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut premton tërheqjen e

MAQEDONIA E VERIUT– Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut premton se do të tërhiqen të gjitha përmbajtjet fyese në librat shkollor.

Reagimi vjen pas skandalit të fundit në librin e sociologjisë, ku përdoret gjuhë fashiste ndaj shqiptarëve dhe komunitevete tjera etnike.

Sipas Insajder, ministria thekson se hap kryesor në reformën e plotë të sistemit arsimor kombëtar është sigurimi i teksteve dhe përmbajtjeve cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm.

“Lëshimet që ndër vitе janë zvarritur në shumë tekste dhe materiale shkollore, me reformat  do të tërhiqen plotësishtë dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ligji i ri për tekstet shkollore, materialet  dhe didaktika shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është në procedurë qeveritare, dhe ai pаrandalon sistematikisht që përmbajtjet e tilla të deportojnë në librat shkollor”,- njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës e vendit fqinj.

Gjithashtu në komunikatën e tyre, Ministria sqaruan se Ligji i ri për tekstet shkollore është në procedurë të Еkzekutivit, dhe se i njëjti mundëson ndalimin e përmbajtjeve ofenduese nëpër librat shkollor.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni libri sociologjise ne maqedoni libri sociologjise ne maqedoni

Sondazh

Poll