Bota

VIDEO/ Ministrat francez në darkën luksoze me havjar e shampanjë dhe pa maska.Kamarieri: Sa hyn këtu brenda nuk ka Covid! Ni

6 Prill 2021, 14:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Ministrat francez në darkën luksoze me havjar e shampanjë

FRAN

-Një kanal televiziv privat në Francë, “M6” publikoi në faqen e tij në Twitter një filmim të fshehtë ku ministra  dhe përfaqsues partish në Francë shfaqen duke ngrënë havjar e duke pirë shampanjë pa maska.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi hetimin, duke thënë se mbledhje të tilla, duke shkelur rregullat e bllokimit të Covid, janë “krejtësisht të papranueshme”.

Franca tani është në bllokimin e saj të tretë.Kufizimet e reja hynë në fuqi  të shtunën dhe do të vazhdojnë për së paku katër javë, me synimin për të frenuar një rritje të rasteve me Covid-19. Të Dielën numri i pacientëve Covid në kujdes intensiv u rrit në 5,341, duke i vënë spitalet franceze nën një sfidë të madhe.

Të gjitha shkollat ​​dhe dyqanet e jo një rëndësie primare janë të mbyllura dhe një shtetrrethim është në funksion nga 19:00 në 06:00.

Filmimi i M6 ka shfaqur pamje nga një vend privat pa emër, në një “lagje të përzgjedhur” të Parisit, ku mysafirëve u tha se mund të hiqnin maskat e tyre. Vendi i fshehtë, me perde të errëta u aksesua nga hyrja për në një bllok apartamentesh.

Videoja është bërë virale dhe njerëzit e kanë shpërndarë me hashtagun #OnVeutLesNoms, që do të thotë “ne duam emrat”.

Caviar, champagne, menus de grands chefs et retrait du masque obligatoire…Nos journalistes ont pu pénétrer dans ces fêtes clandestines de haut standing qui se tiennent actuellement à Paris.
?@frvignolle Armelle Mehani et @CyrielleStadler en exclusivité pour le ?#19h45 pic.twitter.com/ClXpIWrVwZ

— M6info (@m6info) April 2, 2021

Nëse shpallen fajtorë, ministrat mund të përballen me një gjobë deri në 15,000 euro dhe 135.000 euro për shoqëruesit.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid ministra francez restorant francez shkelin rregullat covid ministra francez restorant francez shkelin rregullat

Sondazh

Poll