Aktualitet

Protesta para Mësonjëtores në Korçë, i moshuari përplaset me të rinjtë: S’keni turp! Hiqeni fjalën ‘kothere’, ës

6 Prill 2021, 10:59 Nga DOSJA
Protesta para Mësonjëtores në Korçë, i moshuari

KORÇË– Në incident ka ndodhur sot gjatë protestës në Korçë përpara Mësonjëtores nga shoqëria Civile dhe studentë të universitetit ‘Fan Noli’, ku një i moshuar është përplasur me të rinjtë.

Këta të fundit, e pankarta në duar, kanë kërkuar që mësonjëtorja të kthehet sic ishte pasi tashmë sipas tyre është kthyer në “Kothere prej Leshi”.I moshuari duket se është mërzitur me fjalën e përdorur, pasi ishte mbiemri i tij. Siç duket në videon e publikuar nga Faxweb, ai ju tha protestuesëve që të hiqnin fjalën ‘kothere’ nga pankartat.  

“Turp të keni, dilni në media me këto budalliqe, hiqeni mbiemrin tim nga këto letra. Me mbiemrin talleni ju?”, dëgjohet të thotë i moshuari.

Kjo protestë u mbajt pak para vizitës së Ramës në Mësonjëtoren e Korçës.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne korce proteste ne korce

Sondazh

Poll