Aktualitet

Hapja misterioze e gropës me perimetër afro 10 metra në Delvinë, priten ekspertë nga Tirana

6 Prill 2021, 11:27 Nga DOSJA
Hapja misterioze e gropës me perimetër afro 10 metra në

DELVINË– Pas hapjes misterioze të një grope afro dhjetë metra në afërsi të ish-minierës së Kripës në Delvinë, priten ekspertë gjeolog nga Tirana, për të zbuluar shkakun e këtij fenomeni dhe se çfarë masash duhen marrë, për të mos rrezikuar jetën e banorëve.

Gropat janë mjaft të thella dhe brenda tyre ka ujë. Ditën e djeshme është publikuar fotoja e gropës së dytë, e cila ndodhet pranë një tjetër grope të njëjtë, që është krijuar para pak javësh.

Një fenomen i tillë ndodh pas një tërmeti të fortë, ngjarje që është parë më herët edhe në Zagreb të Kroacisë. Ekziston mundësia që në këtë zonë të ketë edhe gropa të tjera në ditët në vijim.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet delvine gropa ne delvine delvine gropa ne delvine

Sondazh

Poll