Bota

‘Pacientët natyrisht janë të sigurt’, ministri i Shëndetësisë reagon pas lajmi për sulm në spitalet e Kosovës

6 Prill 2021, 12:29 Nga DOSJA
‘Pacientët natyrisht janë të sigurt’, ministri i

KOSOVË– Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur rreth sigurisë së pacientëve pas kërcënimit për sulm në një nga spitalet e Kosovës, që ka marrë sot policia.

Vitia thotë se pacientët janë të sigurt, derisa shton se përcjellja e familjarëve nëpër spitale nuk duhet të jetë më shumë se një.

“Pacientët natyrisht janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së kemi pasur disa takime ku kemi biseduar që përcjellja e familjareve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një. Për momentin duhet respektuar të gjitha masat dhe duke pasë parasysh se për një kohë fatkeqësisht këto masa nuk janë respektuar aq sa duhet, ne i kemi marrë masat që mos të jetë edhe institucioni shëndetësor një nga shpërndarësit e virusit”,– ka thënë Vitia.

Masa të rrepta po zbatohen edhe në veri të Mitrovicës, ku që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arben vitia kosove arben vitia kosove

Sondazh

Poll