Bota

Konjufca: I nderuar që i dorëzova Kushtetutën e Kosovës presidentes Vjosa Osmani

6 Prill 2021, 12:38 Nga DOSJA
Konjufca: I nderuar që i dorëzova Kushtetutën e Kosovës

KOSOVË– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili deri më sot po ushtronte detyrën e presidentit të vendit, i ka dorëzuar këtë detyrë presidentes së re, Vjosa Osmanit, njofton Insajderi.

Pas ceremonisë së pranimit të detyrës nga Osmani, Konjufca u shpreh se ndihet i nderuar që ia kaloi këtë post asaj.

Këtë deklaratë kryekuvendari Konjufca e dha me anë të një postimi në Facebook.

“I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës”,– ka shkruar ai.

I nderuar që sot ia dorëzova Kushtetutën e Republikës së Kosovës Presidentes znj. Vjosa Osmani-Sadriu me rastin e ceremonisë së pranimit të detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Posted by Glauk Konjufca on Tuesday, April 6, 2021

Konjufca ushtroi për një kohë shumë të shkurtë edhe detyrën e presidentit pasi mori atë kryeparlamentarit.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës, shoqërohet nga dy vajzat dhe bashkëshorti, betohet në sheshin “Ibrahim Rugova”

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora glauk konjufca vjosa osmani glauk konjufca vjosa osmani

Sondazh

Poll