Aktualitet

Ishte keq nga zemra! Ardian Çapja lë spitalin e Kirurgjisë, transferohet në spitalin e burgut

6 Prill 2021, 10:15 Nga DOSJA
Ishte keq nga zemra! Ardian Çapja lë spitalin e Kirurgjisë,

TIRANË– Ardian Çapja ka lënë ambientet e spitalit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitale “Nënë Teresa” dhe është transferuar në spitalin e burgut. Nëpërmjet avokatit të tij, Çapja ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit të Durrësit, duke kërkuar një masë më të butë për shkak të gjendjes shëndetësore të klientit të tij. 

Çapja u arrestua pak ditë më parë gjatë operacionit “Krasta 2021”, pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe nipi i tij, Florenc Çapja. 

Hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja ardian capja

Sondazh

Poll