Aktualitet

Organizatori i vrasjes së Behar Sofisë! Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, lihet në burg Skënder Vathi

6 Prill 2021, 10:58 Nga DOSJA
Organizatori i vrasjes së Behar Sofisë! Kërkoi ndryshimin e

TIRANË– Skënder Vathi është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Vathi është i dyshuar si organizatori i vrasjes së biznesmenit Behar Sofisë.

Vathi kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, pasi sipas tij nuk ka asnjë lidhje me ekzekutimin e Sofisë.

Si ndodhi vrasja e Sofias?

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj bande..

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet skënder vathi skënder vathi

Sondazh

Poll